
Fenomeni i vendosjes së basteve nga futbollistët prek edhe kampionatin
anglez. Ish kapiteni i Sauthamptonit, Klaus Lundekvan, që është tërhequr
nga futbolli në vitin 2008 ka rrëfyer, se së bashku me disa kapitenë të
skuadrave të tjera vendosnin rregullisht baste për ndeshjet e tyre, por
pa ndryshuar rezultatin.
‘Ne futbollistët vinim bast në gjithcka; kush niste lojën i pari, kush ekzekutonte goditjen e parë të këndit etj-ka thënë Lundekvam. – Ishte një periudhë që vinim baste cdo javë dhe kështu arritëm të siguronim të ardhura vërtet të mira”.
Lundekvam, që ka luajtur me Sauthamptonin nga 1996 deri në 2008 ka folur për një përfshirje edhe të presidentëve të klubeve të cilët kishin detyrën e materializimit të basteve.
‘Nga bastet tona nuk ndikohej rezultati i ndeshjes – vijoi Lundekvam- nuk do të bëja kurrë manipulimin e saj. Por edhe ajo që bëmë nuk ishte e ligjshme, edhe pse argëtuese për ne. Por ky fenomen ekzistonte edhe te skuadrat e tjera”.
Ndërkaq, kjo deklaratë e Lundekvam shkaktoi reagimin e menjëhershëm të FIFA-s, e cila vendosi të bëjë hetimet në lidhje me këtë çështje. Në një komunikatë për shtyp, qeveria e futbollit botëror deklaroi se shumë shpejt do të dërgojë persona në Angli për të monitoruar situatën e krijuar.
Top Channel