1000 piktura në shtëpinë e Xegës

12/07/2012 00:00

Ka nisur kontrolli dhe verifikimi i mbi 1 mije pikturave te gjetura ne
shtepine e ish pergjegjesit te fondit te Galerise se Korçës.

Kontrolli ne banesen e shtetasit Sotiraq Xeges, ne fshatin Drenove eshte bere pasi ai eshte nen hetim pas zhdukjes se mbi 60 pikturave, nje pjese e se ciles te realizuara nga piktori Vangjush Mio. Nje komision specialistesh po bejne verifikimin me kerkese te policise, e cila pasi gjeti pikturat nuk ishte ne gjendje te bente ekspertizen.

Nje kontroll i ngjashëm është bërë edhe ne shtepine e Drejtorit te Galerisë, por atje nuk eshte gjetur asnjë gjë e dyshimtë.

Pikturat e vjedhura të Mios 300 mijë USD

Në listën e 27 pikturave që janë vjedhur në Galerinë e Korçës, më së
shumti janë krijimet e piktorit Vangjush Mio. Ato janë ndër krijimet e
tij të para të fillimit të shekullit të 20.

Pas
deklarimit për humbjen e fondit, u bë me urgjencë inventarizimi fizik
dhe në veprat që mungojnë janë ato që shfaqeshin vit pas viti në
ekspozitat e piktorit të madh.

Sipas specialisteve te
piktures dhe nxenesve te tij, Vangjush Mio eshte piktori i pare modern
shqiptar. Ndersa deri ne ate kohe piktura shqiptare ishte kryesisht
fetare dhe aplikohej ne objektet e kultit.

Mio me motivet e
tij solli frymen moderne i inspiruar nga piktoret italiane te asaj
periudhe. Ai ishte shkolluar ne Bukuresht e me pas ne Akademine
Mbreterore San Luka ne Itali.

Pas kthimit ne Shqiperi, fondi
i pikturave te tij u be prone shteterore pasi vendi ndodhej ne regjimin
komunist. Mio vijoi te punonte deri ne fundin e jetes se tij dhe eshte
nje nga mesuesit e piktoreve te tjere shqipare. Hetimet per zhdukjen e
veprave te tij nisen pas padise se drejtorit te galerise.

Ai
paditi ish-pergjegjesin Sotiraq Xega, i cili ne nje bisede shpjegoi se
asnjehere gjate 10 viteve te punes se tij nuk eshte bere iventarizim
fizik i fondit te pikturave. Gjithashtu jane marre ne pyetje personat qe
kane lidhje me Galerine.

Perveç pikturave te Mios ne fondin
e Galerise se Korces mungojne edhe piktura te te tjere piktoreve
shqiptare. Kjo eshte vjedhja e trete qe i behet krijimeve te Mios qe nga
viti 1990, kur u zhduken tre piktura. Ne vitin 1994, 21 te tjera dhe se
fundmi jane 27 krijime qe nuk gjenden.

Vlera e tyre ne
iventarizim eshte vetem 700 leke por ajo eshte bere ne vitet 70.
realisht ne tregun mes koleksionisteve krijimet e Mios kane nje vlere
nga 10 mije deri ne 30 mije dollare. Ne total vlera e pikturave te
vjedhura mendohet te jete 300 mije dollare.

Pikturat e vjedhura

1 Natyra e qete
2 Shtepi ne Boboshtice
3 Vjeshte me 3 vajza
4 Shtepia e Asdrenit
5 Hyrje ne Voskopoje
6 Malet e Moraves
7 Shkembinjte ne Himare
8 Venecia
9 Fshati Mborje
10 Kositesit ne fushe
11 Cadrat e Harixhijve
12 Portret Gruaje
13 Bujku duke leruar
14 Mulliri i Mborjes
15 Duajt ne fushe e male
16 Hyrje ne Korce nga Dishnica
17 Vjeshte ne Bukuresht
18 Maliqi dje
19 Autoportret
20 Rruge ne Tirane
21 Shtepi ne Tirane
22 Rruga e feminise Korce
23 Natyre e qete Fruta
24 Dunaveci
25 Liqeni i Pogradecit
26 Vjeshte me kalimtare
27 Fushe ne Korce

Top Channel