Zhurmat e lokaleve, sërish aksione

11/07/2012 00:00

Drejtori i Kontrollit të Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit, Alfred
Deshati deklaroi para mediave se situata e krijuar nga zhurmat e
lokaleve do të ndryshojë shumë shpejt.

Sipas tij, aksioni i kryer në fundjavë në Tiranë është vetëm fillimi i punës për të vënë para ligjit të gjithë ata që krijojnë shqetësim tek qytetarët.

Një tjetër pikë ku po fokusohen inspektorët e mjedisit janë dhe zonat bregdetare. Deshati tha se të enjten nis në Durrës monitorimi shkarkimeve të paligjshme të ujërave të zeza në det.

Ministria e Mjedisit ka kryer nga periudha janar-qershor rrethh 3990 inspektime në rang vendi, ku gjobat më të shumta janë vendosur për ndotjen brengdetare rreth 66 me vlerë 39 milionë e 200 mijë lekë dhe 56 gjoba për ndotjen akustike me vlerë 7 milionë e 930 mijë lekë.

Top Channel