Gjirokastër, aksident rrugor, vdes 24-vjeçari

11/07/2012 00:00

Një 24-vjeçar nga Këlcyra ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti
automobilistik ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit të ditës së mërkurë
pranë fshatit Terihat të Gjirokastrës.

Kostandin Mboqe, emigrant ne Greqi ishte duke u kthyer prane familjes por udhetimi i tij do te nderpritej pikerisht ne vendin e lartpermendur. I ndjeri po udhetonte ne automjetin e tij me targa greke se bashku me bashkeshorten e tij Elda Gjergji 24 vjece, e cila ishte shtatzëne dhe me një te aferm te tij. Te dy keta persona ndodhen jashte rrezikut per jetën.

Makina e drejtuar nga Mboqe eshte perplasur frontalisht me nje automjet tip trajler me targa te Sarandes me pjese ndertimi, i cili drejtohej nga shtetasi Nazmi Pasho. Ky i fundit eshte shoqeruar ne komisariatin e Gjirokastres. Sipas informacioneve automjeti tip xhip ka humbur kontrollin duke dale ne krah te kundert.

Top Channel