Vlorë, mjekëve abuzues u hiqet licensa

10/07/2012 00:00

Pa dalë akoma vendimi i organeve të drejtësisë për dy mjekët e spitalit
të psikiatrisë dhe drejtoreshën e tyre, të cilët u denoncuan në emisionin
investigativ në Top Channel për korrupsionin me raportet e paaftësisë,
siç njihet ndryshe KEMP-i, edhe Urdhëri i Mjekut ka marrë vendimin e tij.

Në një konferencë për mediat, Presidenti i Urdhërit të Mjekut, Dine Abazi tha se referuar provave të publikuara në media, tre mjekëve të pezulluar dhe nga Ministria e Shëndetësisë do të hiqet licenca për ushtrimin e profesionit.

Kreu i Urdhërit të Mjekëve u bëri apel qytetarëve të mos favorizojnë këtë fenomen por ta denoncojnë atë.
Sipas zotit Abazi, pas çdo denoncimi të pacientëve i bazuar në dëshmi konkrete, masa ndëshkimore për bluzat e bardha do të jetë e prerë, heqje e licencës.

Policia e Vlores nisi hetimin pas denoncimit te rasteve korruptive ne emisionin “Fiks Fare”, ne daten 24 maj te ketij viti ku babai i nje djali 25-vjeçar me probleme shendetesore, denoncoi mjeket e komisionit të cilët i kerkuan 25 mije leke rryshfet per te riperfituar te drejten e trajtimit financiar nga shteti.

“Fiks Fare” solli me kamera te fshehte kerkesen e nje prej mjekeve qe kerkon rryshfet e me pas duke e marre shumen e parave per te leshuar nje dokument zyrtar.

Pas publikimit sektori i krimit ekonomik ne Vlore nisi hetimin dhe se fundmi gjykata dha masen e sigurise ndaj mjekeve, qe jane nen hetim dhe nga prokuroria per korrupsion.  

Top Channel