Qeveria vendos të pezullojë procedurat për dhënien me qira të godinës së
konviktit të Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë.

Sipas Universitetit të Tiranës, shkak për këtë janë bërë disa shkelje të evidentuara nga Drejtoria e Antikorrupsionit në procedurën e tenderit. Ky vendim vjen pas kërkesës së Universitetit të Tiranës, për kalimin e ambienteve të konviktit në administrimin e këtij universiteti, e cila është në shqyrtim. Sipas rektorit Dhori Kule, godina e konviktit të Gjuhëve të Huaja do të ndihmonte në përmirësimin e infrastrukturës së Universitetit në kushtet, kur numri i studentëve vazhdon të rritet.   

“Ka nevojë fakulteti i Histori-Filologjisë, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe na lindi e drejta dhe jemi në të drejtën tonë të ligjshme të kërkojmë një objekt publik të shkojë dhe të përdoret për interesat publike. Reagimi negativ tregon që jemi në rrugë të mbarë”, tha rektori.

Kule theksoi se edhe akuzat per abuzimet financiare te bera publike ne media, kane ardhur per shkak te qendrimit te tij lidhur me çeshtjen e konviktit.

Kule: Pedagogët po i shpërndajmë

Gjate konferences per shtyp Kule iu referua edhe reagimit te 28 pedagogeve te Gjuhes Angleze qe kundershtojne vendimin e per transferimin ne fakultete te tjera.  

“Pas kërkesave që fakultetet, në emër të dekanëve kanë bërë për të pasur pedagogët e Gjuhës Angleze dhe vetëadministrimin e Gjuhës Angleze dhe gjuhëve të tjera, në kompetencat e përgjegjësive të tyre, Këshilli i Administrimit ka marrë vendimin që një pjesë e stafit Akademik të Gjuhës Angleze të bëjnë jetën akademike pranë fakulteteve përkatëse”, tha Kule.

Pedagoget e gjuhes angleze, thone se jane diplomuar e specializuar si te tille per te punuar prane Ffakultetit te Gjuheve te Huaja dhe jo te transferohen ne fakultete ku gjuha angleze eshte lene inferiore. Pedagoget dhe Departamenti i Gjuhës Angleze i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit per ta kundershtuar kete vendim, te cilin e quajne absurd, pasi fakulteti ka nevoje per te tjere mesues dhe jo te largohen ata qe jane.

Top Channel