Policia e Fierit njoftoi të hënën se ka vene ne ndjekje penale ne
gjendje te lire, pronarin e argjendarise qe u grabit me arme disa dite
me pare.

Arsyeja se perse ai ndiqet penalisht eshte publikimi i pamjeve video te momentit te grabitjes se argjendarise se tij. Pamjet u zbuluan dhe u publikuan ne fillim ne web site-n e gazetes “Shqip”.

Pamjet te gjata 18 sekonda tregojne çastet kur dy persona me maska dhe me arme automatike kallashnikov hyjnë ne argjendari kercenojne klientet, te cilet i nxjerrin jashte e me pas grabisin sendet e çmuara.Sipas policise shtetasi Ilia Kabuci, 58 vjec nga Fieri dyshohet se ka kryer ‘vepren penale te tregimit te sekretit shteteror’, pasi ka rezultuar se filmimet e brendshme te videove te regjistrimit te vjedhjes me arme te argjendarise, prone e ketij shtetasi ia ka dhene nepermjet nje USB-je, pak kohe pas ndodhjes se ngjarjes me date 5 korrik personave te paautorizuar.

Gjithashtu u be sekuestrimi i serverit te regjistrimit te filmave te kamerave te ambientit te brendshem te argjendarise. Materialet do t’i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Fier per veprime te metejshme.

Top Channel