Shumica e meshkujve të moshës 30-45 vjeç pranojnë se pinë alkool për të harruar stresin e një dite të lodhshme pune.
Një sondazh i zhvilluar në Britaninë e Madhe ka zbuluar se 1/5 e meshkujve konsumon pije alkoolike çdo ditë, ndërsa gati gjysma e tyre u shprehën se preferojnë alkool për t’i bërë ballë stresit në punë.
Nga ky sondazh del se meshkujt pijnë për 3 arsye kryesore të cilat janë (sipas radhës): stresi në punë, problemet financiare dhe jeta familjare.
Por, ekspertët britanikë deklarojnë për ‘Daily Mail’ se alkooli nuk është zgjidhja: “Disa gota mund ta largojnë stresin e ditës, por në planin afatgjatë nuk të lehtësojnë aspak. Gjithashtu stresi nis të bëhet një justifikim për të pirë më shumë se norma e lejuar.”
Top Channel