Durrës, plazhi i fshehur i Kallmit

06/07/2012 00:00

Vetëm pak kilometra larg qytetit të Durrësit ndodhet plazhi i Kallmit.
Infrastruktura rrugore e ka mbrojtur këtë pjesë të detit Adriatik nga
masivizimi dhe betonizimi, ndonëse vitet e fundit ka nisur të
frekuentohet gjithnjë e më shumë nga ata që janë në kërkim të plazheve
të qeta dhe të pastra.

E paprekur nga dora e njeriut, gjate dy dekadave te fundit, zona e Kallmit ofron me bujari nje nderthurje te bukur te detit, plazheve ranore dhe shkembore, habitateve ujore, diversitetit biologjik, kodres e gjelberimit, duke iu pergjigjur kerkesave per pushime sa me prane natyres.

Po per te mberritur ketu duhet te pluhrosesh neper nje rruge te ngushte e te pashtruar qe vijon pas plazhit te Currilave, rruge qe ne temperaturat e larta te kesaj stine duket sikur nuk mbaron edhe pse subjektet qe ofrojne sherbim, por edhe pushuesit mendojne se eshte pikerisht ajo qe ka konservuar zonen nga shkaterrimi. Levizja pergjate saj te ofron magjine e vijes bregdetare qe duket se nuk ka asgje te perbashket me imazhin e krijuar per plazhet e Durresit. Natyra ka krijuar ketu gjire te vogla per familjare dhe ata qe kerkojne pak intimitet, si dhe mundesi per ata qe adhurojne peshkimin dhe zhytjet ne det.

Top Channel