
Një 2-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht pa rënë nga ballkoni i një
apartamenti në katin e tetë të një ndërtese në Britani, pasi luajti për
rreth 5 minuta i ulur mbi parvaz.
E gjitha kjo ndodhi kur nëna e vogëlushit ishte në gjumë dhe kur kalimtarët shihnin të terrorizuar fëmijën në majë të ballkonit. Një prej fqinjëve ka filmuar gjithcka dhe pamjet tregojnë qartë se fëmija është ulur mbi parvaz me këmbët nga ana e jashtme e ballkonit për t’u çuar pas pak minutash, duke luajtur me telin e rrobave që gjendej brenda ballkonit.
Fqinjët kanë njoftuar policinë e cila mbërriti në zonë pas shtatë minutash, ndërsa kanë pritur me ankth cdo sekondë që kalonte dhe rrezikonte jetën e fëmijës. Nëse 2-vjecari binte nga lartësia ishte thuajse e sigurtë që ai nuk do të mund të jetonte.
Fëmija kishte dalë në ballkon, ndërsa nëna e tij po flinte gjumë. Me anë të një karrikeje kishte mundur që të ngjitej mbi parvaz për të qëndruar aty për rreth 5 minuta, duke luajtur i pashqetësuar, sikur të mos ndodhej fare në një lartësi të tillë.
Fqinjët thonë se do të kishin dashur ta ndihmonin fëmijën, por pastaj janë treguar të kujdesshëm që të mos i tërhiqnin vëmendjen, ndaj pritën policinë të mbërrinte.
Oficerët e policisë mbërriten në bllokun e apartamenteve shtatë minuta më vonë dhe e gjetën nënën e djalit dhe një burrë ndërsa flinin qetësisht.
Kur i treguan se çfarë kishte ndodhur gruaja u shpreh se ndodhej në kuzhinë, jo në gjumë, në momentin që djali i saj ishte ne verandë. Megjithatë ajo ishte e shokuar për çfarë kishte ndodhur dhe premtoi se do të ishte jashtëzakonisht e kujdesshme në të ardhmen. Po ashtu ajo falenderoi fqinjët për cfarë kishin bërë. Policia nuk mori masa për nënën.
Top Channel