Kontrabanda, pranga doganierit dhe tregtarit

05/07/2012 00:00

Largimi i mallrave nga zonat doganore pa paguar detyrimet ka çuar në
pranga një doganier të Durrësit dhe një shtetas nga Elbasani.

Burime te policise se Durresit deklaruan se shtetasi Vilson Çekrezi 27 vjeç është kapur në dalje të qytetit të Kavajës me mjetin ku ndodheshin mallra të ndryshme elektro-shtepiake te kaluara kontrabande nga pika doganore e portit te Durresit.

Verifikimi i rastit ka çuar ne arrestimin e doganierit te turnit, shtetasit Fatmir Hoxha 29 vjeç nga Durresi, si dhe Çekrezit  nga Elbasani.

Doganieri Hoxha akuzohet per vepren penale te shperdorimit te detyres, ndersa Ccekrezi per “kontrabande me mallra te tjere”. Importimi i mallrave, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore me qëllim shmangien nga detyrimet doganore, ne baze te Kodit Penal dënohet me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet.

Top Channel