Elbasan, pezullohet pedagogu i arrestuar

05/07/2012 00:00

Pas arrestimit për korrupsion të pedagogut të matematikës , Bujar Kllogjeri, Rektori  i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Liman Varoshi ka marrë masat administrative duke e pezulluar 61-vjeçarin, deri në zbardhjen përfundimtare të hetimeve.

Rektori thotë se është i hapur të bashkëpunojë në hetim dhe i ka kërkuar studentëve të dënoncojnë cdo rast.

“Kemi marrë dhe do të marrim masat e duhura në drejtim të ngushtimit gjithnjë e më shumë të hapësirave që mundësojnë abuzim. Në bashkëpunim me organet kompetente garantojmë që do të zhdukim edhe njollën më të vogël të korrupsionit në mjediset e universitetit Aleksandër Xhuvanit të Elbasanit. Duhet të dini që ne sapo kemi miratuar një standard shtesë në vlerësimin e studentëve, krahas atij ekzistuesi që paracaktonte respektimin korrekt të kontrollit të vazhdueshëm. Ajo që është më kryesorja është që ne kemi ngritur një task forcë e cila do të ushtrojë në mënyrë të herë pas hershme kontrollë mbi mënyrën e zhvillimit të provimeve të studentëve”, thotë rektori Varoshi.

Vonesat e daljes së përgjigjeve të rezultatëve të provimeve, është një  tjetër shqetësim i këtij universiteti dhe për këtë arsye, Liman Varoshi ka urdhëruar që përgjijget të hidhen në sistemin online brenda 48 orëve. Ky fenomen krijon hapësira për korrpusion.

Top Channel