I penduari, e njëkohësisht bashkëpunëtori i drejtësisë Adriatik Coli
është shfaqur sërish në gjykatë, por jo së bashku me ish-anëtarët e
Bandës së Durrësit.

Ne kete proces ku ai aktualisht del i vetem para Gjykates se Krimeve te Renda akuzohet per rrembimin dhe me pas vrasjen e shtetasit Enver Petku  dhe vrasjen e Ali Kertusha, ngjarje te ndodhura ne rrethin e Durresit pergjate vitit 2000.

Sipas qendrimit te Prokurorise se Krimeve te Renda, i penduari i ka rrefyer vete te dyja ngjarjet, pikerisht gjate kohes kur ai deshmoi shume mekate te Bandes se Durresit. Sipas prokurorise, duke qene se keto dy ngjarje duhej kohe qe te zbardheshin dhe duke qene se ende jane nen hetim dy persona te tjere, dosja nuk u bashkangjit me pjesen tjeter te te akuzuarve, cka ka sjelle nje gjykim veçmas per Colin per te dyja krimet.

Gjate hetimeve prokroria ka konkluduar se tek rrembimi, dhunimi dhe me pas vrasja e Enver Petkut, i penduari Coli nuk ka patur rol aktiv, ndersa tek ekzekutimi i Ali Kertushës, ngjarje e ndodhur per llogari te shitjes se armeve, Coli ka deklaruar se ka qene ekzekutori i tij.

Per kete ngjarje jane nen hetim edhe dy anetare te tjere te bandes, ndersa Coli ka rrefyer gjate pendeses se tij se ka qene bashkepuntor edhe Klodian Saliu, i vrare para disa vitesh. Nderkohe pak dite me pare Gjykata e Apelit e Krimeve te Renda la ne fuqi vendimin e Shkalles se Pare per te 16 te akuzuarit e Bandes se Durresit, mes te cileve edhe per Adriatik Colin, i denuar me 10 vjet heqje lirie. Coli edhe ne kete proces vazhdon te perfitoje nga drejtesia, si pasoje e statusit te te penduarit.

Top Channel