Përgjysmoni ushqimin, jetoni 20 vjet më shumë

04/07/2012 17:40

Konsumimi i 40% më pak ushqim mund të rrisë jetën e njeriut deri me 20 vjet, pretendojnë shkencëtarët.

Kërkuesit e një instituti të specializuar në mënyrën e plakjes së njeriut në Universitetin e Londrës rekomanduan këtë trajtim për të ngadalësuar efektet e plakjes.

Qëllimi i kërkimit të tyre ishte zbulimi i faktorëve gjenetikë apo të stilit të jetesës që ndikojnë në plakjen e trupit, me qëllim vonimin e këtij procesi, mundësisht deri në dy dekada.

Autori kryesor i këtij kërkimi, doktori Piper, u shpreh në të përditshmen britanike, “The Independent”: “Testime të shumta tek kaviet janë treguar se reduktimi me 40% i sasisë së ushqimit, ka bërë që ato të jetojnë 20-30% më gjatë. E përkthyer me jetën e njeriut, kjo do të thotë se fitohen 20 vjet më shumë. Testimet e deritanishme bëjnë të qartë se nuk ka përjashtime për asnjë organizëm. Rezultatet tek qentë kanë dhënë të njëjtin rezultat”.

Njëkohësisht, reduktimi i konsumit të përditshëm ushqimor, ndikon në mbajtjen e një peshe më të mirë trupore, duke luftuar sëmundjet kardiovaskulare, ato tumorale apo degjenerimin e sistemit nervor në moshën e tretë nga sëmundje si parkinson, alzaimer apo skleroza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA