Jeni të nxehur? Mos numëroni deri në 10

04/07/2012 14:00

Na është thënë që kur jemi të nxehur të numërojmë deri në 10 në mënyrë që të qetësohemi, por duket se kjo është gjëja më e keqe që mund të bëjmë.

Teste që janë zhvilluar mbi studentë kanë treguar se marrja e kohës për tu qetësuar faktikisht e nxeh më shumë një person. Sipas studiuesve të Ohajos, të mendosh për ndjenjat është gjëja më e keqe që mund të bëjë një person në një situatë të komplikuar.

Mënyra më e mirë për tu qetësuar sipas kërkuesve amerikanë është të hiqni mendjen nga ajo që ju mërzit apo acaron dhe të mos mendoni fare për të.

“Duhet ta shikoni veten nga larg, duhet të mbani distancë nga mërzia apo nervat dhe jo të merrni kohë për të analizuar situatën sepse kështu do të nevrikoseni edhe më shumë”, shprehet për ‘Daily Mail’ Dominik Mischkowski, udhëheqësi i studimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA