Padrejtësi nga zvarritja e gjyqeve

03/07/2012 00:00

Prej tre vjetësh procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajtit nuk po zhvillohet dot, ndërkohë që në gjykatën civile qytetarët e thjeshtë zvarriten deri në dhjetë vjet për të marrë një vendim gjyqësor për paditë e tyre.

Por kush është përgjegjës për këtë degradim të drejtësisë? Nën moton “Vepro Tani”, lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile, ftuan gjykatës, avokatë dhe juristë të njohur, në debatin e parë publik për këtë cështje shumë të rëndësishme për drejtësinë.

Sandër Simoni, kryetar i Gjykatës së Krimeve të Rënda, i cili ka ngritur zërin publikisht ndaj bllokimit të gjyqit të Dajtit tregoi rezultatet e një studimi në këtë gjykatë.

“Nuk janë zgjatur për fajin tonë dhe ne për këtë kemi qenë të shqetësuar. Ne kemi bërë një studim në vitin e fundit të shkaqeve të shtyrjes së seancave gjyqësore dhe na kanë rezultuar dy; në 95 përqind të rasteve, mungesa e avokatëve dhe shtyrja e seancës gjyqësore për shkak të mospërmbushjes së letërporosive të autoriteteve të huaja gjyqësore të cilat nuk varen nga ne dhe ne jemi në pritje të tyre për ditë të tëra”, tha zoti Simoni.  

Avokati Sajmir Visha tha se janë të gjithë përgjegjës për zvarritjet e proceseve, si avokatët ashtu edhe gjykatësit e prokurorët.

“Mendoj që duhet të ndryshojë edhe ligji përsa i përket edhe avokatëve. Avokatët ose të paguhen nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe gjykata si subjekt i procedimit penal duhet t’ia paguajë Dhomës dhe Dhoma Kombëtare t’ia paguajë avokatit, vetëm në këtë mënyrë mund të luftojmë zbarritjen apo preferencat e një gjyqtari të caktuar për një avokat të caktuar”, deklaron avokati Visha.  

Kryetari i Gjykatës së Durresit dhe kryetar i Unionit të Gjyqtarëve, Ervin Metalla tha se duhet të bëhet një studim në tërësi për shkaqet e shtyrjes së gjyqeve, jo vetëm në Tiranë, për të propozuar më pas zgjidhjet reale.

Ndërsa juristë të tjerë kërkuan vendosjen e afateve strikte për përfundimin e gjyqeve, vendosjen e rritjen e numrit të gjykatësve, përmirësimin e kushteve të punës në gjykata, rritjen e pagave si për gjykatësit ashtu edhe për avokatët.

Drejtuesi i Alternativës Civile, Mentor Kikia theksoi se ka një gjykatë për popullin dhe një për pushtetin. Sipas tij, ndërsa qytetarëve të thjeshtë iu duhen vite të t
ëra për një cështje civile, me padi shkaktim dëmi, një deputete i shqyrtoi brenda një viti 9 cëshjte më të njëjtin objekt.

Ndërsa drejtuesi i lëvizjes Shqipëria e Re, Edmonmd Vlashaj tha se zvarrija e gjyqeve është në sinkron me zvarritjen në tërësi si procedurë burokratike që prodhon korrupsion dhe ti duhet të paguash për të fituar shpejtësinë e përfundimit të proceseve.

Top Channel