Kakavijë, vijon kthimi i emigrantëve

03/07/2012 00:00

Në pikën kufitare të Kakavijës vijon kthimi i emigrantëve.Gjatë 24 orëve
të fundit kanë hyrë 2592 shtetas dhe 644 automjete dhe kanë dalë 2900
shtetas dhe 656 automjete.

Situata deri tani paraqitet normale. Pala shqiptare punon me 6 sportele ndersa pala greke me 4 sportele. Intensiteti me i madh eshte gjate oreve te nates, ku me se shumti qarkullojne autobusa. Ky eshte fluksi i pare i emigranteve qe marrin pushimet verore dhe kthehen prane te afermeve te tyre.

Pritet qe fluksi te rritet gjate diteve ne vijim per te kulmuar ditet e para te muajit gusht. Policia ka bere thirrje qe te evitohet qarkullimi gjate oreve te drekes per shkak te temperaturave te larta dhe ka perforcuar postblloqet e qarkullimit rrugor per te lehtesuar levizjen e automjeteve.

Top Channel