Këto janë femrat e familjes Marshall që është familja me më shumë operacione gjoksi në të gjithë Britaninë e Madhe.
Mamaja Chantal dhe 4 vajzat e saj kanë bërë së bashku 13 operacione plastike dhe duan që kësaj rruge t’i futet edhe 14-vjeçarja Britney.
Nëna 53-vjeçare ka bërë 4 operacione plastike për të rritur gjoksin; 30-vjeçarja Emma ka bërë 3, 27-vjeçarja Terry ka bërë 3, 26-vjeçarja Tara ka bërë 2 dhe 21-vjeçarja Ripley ka bërë vetëm 1 (deri tani).
Në total, pesëshja ka rreth 3 litra silikon të vendosura në gjoks dhe e vetmja femër me gjoks jo të “rremë” është Britney, e cila do të qëndrojë natyrale deri sa të mbushë 18 vjeç sepse mamaja e saj ia ka mbushur mendjen që edhe ajo të jetë si motrat e saj.
“Dua që Britney të bëjë një zmadhim të gjoksit sa të rritet edhe pak. Kemi filluar ta bindim që tani. Më pëlqen pamja e vajzave të mia dhe dua që Britney të jetë si ato”, shprehet Chantal për ‘The Sun’.
Operacionin e parë plastik nëna edhe e katër djemve e ka bërë në vitin 1996: “Më ka ndryshuar jetën për mirë. Gjoksi i madh më bën të ndihem jashtëzakonisht mirë dhe më duket vetja sërish e re.”
Ndërsa një nga vëllezërit shprehet: “Më vjen për të qeshur kur i shoh. Nuk i kuptoj fare femrat.”
Top Channel