Majmunët janë kafsha që i ngjan më shumë njeriut dhe kjo jo vetëm prej inteligjencës apo afrisë gjenetike, por edhe për shkak të veseve.
Një shimpanze në një kopësht zoologjik në Tianshan, në Kinë, e ka të pamundur të shtyjë ditën pas disa cigare.
Pasi ka mësuar këtë ves që i vogël nga vizitorët që i ofronin cigare, shimpanzeja është shndërruar në një duhanpirës të rregullt, duke mësuar madje edhe se si të ndezë i vetëm duhanin.
Sikur të mos mjaftonte vetëm ky ves, primati u fotografua edhe duke kthyer një kanaçe birre.
Kjo nuk është hera e parë që një shimpanze gjen ngushëllim tek duhani.
Në vitin 2004, përsëri në Kinë, një shimpanze 13-vjeçare e quajtur Feili nisi duhanin pasi partnerja e tij 41-vjeçare nuk ishte më në gjendje të përmbushte dëshirat e tij seksuale.
Rasti në fjalë i shërbeu veterinerëve për të provuar se edhe kafshët janë në gjendje të përjetojnë stres.
Top Channel