Kule: Të hiqet Matura Shtetërore

02/07/2012 00:00

Incidentet me Maturën Shtetërore dhe rreziku i prodhimit të rezultateve
fiktive në provime ka bërë që të hidhen propozime për ndryshimin e
praktikës së vlerësimit të nxënësve dhe të pranimit të studentëve në
universitete.

Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule kërkoi që nxënësit t’i nënshtrohen provimit për mbarimin e shkolles së mesme, por pranimin e studenteve ta ketë në dorë vetëm universiteti.

“Eshtë e sigurtë që çdo vit na kanë thënë që vetëm nga procesi i korrigjimit janë verifikuar shqetësime dhe kopje. Eshtë shumë e rëndë për një vend të thuhet që u arrestuan mësuesit. Po të shkojë puna dhe arresti tek mësuesit, tregohet se faji nuk është i mësuesit, por te procesi dhe procedura që krijon situata të tilla. Procedura e pranimit në shkollën e lartë ka nevojë të bëhet si në gjithë vendet e tjera. Në shkollën e mesme të zbulojmë ata që kanë prirjet përkatëse për të shkuar në degët ku do të bëhen specialistë të fushave. Matura duhet të mbyllë ciklin e shkollës së mesme, pranimet janë problem i universiteteve”, tha Kule.

Kule deklaroi se i ka kerkuar kryeministrit Sali Berisha te nderhyje ligjerisht, ne menyre qe kete vit konvikti i Gjuheve te Huaja t’i kaloje Universitetit të Tiranës. Zoti Kule ka sqaruar se kerkesat jane te medha derisa te perfundoje ndertimi i Kampusit Universitar.

“Këtë problem, pas vendimit që mori Senati, unë i kam përcjellë një kërkesë Kryeministrit dhe në situatën fundore kam besim dhe bindje që kryeministri do ta zgjidhë në favor të së mirës. Ai objekt duhet të kalojë në dispozicionin tonë dhe besoj kështu do të kalojë”, tha Kule.

Keto deklarata Dhori Kule i beri gjate nje konference, ku mbi 30 studenteve nga mjekesia, ekonomiku dhe filologjia iu komunikua e drejta e specializimit ne vende te ndryshme te Europes.

Top Channel