Korçë, fermerët kositje me krahë të grurit

02/07/2012 00:00

Pas dëmtimit të grurit si rrjedhojë e breshërit fermerët e komunave Bulgarec dhe Libonik i jane rikthyer kositjes me krahe.

Me qindra hektare toke te kultivuara me grure ata jane duke i korrur me kose pasi autokombajna do te ishte nje kosto shtese dhe e paperballueshme. Kallinjte e grurit u demtuan pas bresherit te furishem disa dite me pare dhe ne pamundesi per te marre prodhimin e tyre fermeret do ta perdorin ata thjesht si ushqim per bagetite.

Sipas tyre edhe kjo kerkon perdorimin e makinerive pasi duhet te realizohet procesi i lidhjes para se te konsumohet nga kafshet e imta, ndersa pohojne se humbja e tyre ka qene teper e madhe.

Drejtoria e Bujqesise ka konfirmuar se jane demtuar ne total 1250 hektare me te mbjella prej te cilave vetem 500 hektare me grure, ndersa te tjerat jane ne pemtari dhe kultura te tjera. Tashme sipas Drejtorit te Bujqesise ka nisur vleresimi ne vend i demeve per fermeret dhe pritet qe se shpejti te behet demshperblimi i tyre.

Top Channel