Një gjurmë flake u shfaq në qiejt e Austrlisë Perëndimore për 20 minuta gjatë së hënës, pasi një objekt i dyshuar si meteor i përplas në det.

Banorët e shtangur i bënë fotografi të shumta fenomenit, të raportuar gjerësisht në mediat australiane.

Gjurma e një meteori, zakonisht nuk qëndron në qiell më shumë se disa sekonda, prandaj fenomeni bëhet edhe më i vështirë për t’u shpjeguar.

Shikimi i një trupi qiellor që përplaset në planetin tonë është një prej ngjarjeve më të rralla që një njeri mund të shikojë gjatë jetës së tij.

Në kontakt me atmosferën e Tokës, objektet qiellore të tërhequra nga graviteti i planetit thërmohen dhe lënë një gjurmë të gjatë flake pas tyre.

Çdo vit, qindra meteorë të vegjël i drejtohen Tokës, shumica e të cilëve vetëm për t’u djegur në atmosferë.

Sipas shkencëtarëve, ishte një meteor me përmasa prej dhjetë kilometrash ai që shfarrosi qytetërimin e dinosaurve 65 milionë vjet më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA