Ndonëse parashikimet janë të gjitha kundër njeriut, numri i vullnetarëve për një sfidë krejt të veçantë në një kopësht zoologjik në SHBA nuk mungonte.

Vizitorët në kopshtin e “Tambay Bay” në Florida, kishin mundësinë që të sfidonin një tigër, në “një mundje dore”, në një tërheqje me litar kokë më kokë.

Me litarin e vendosur në gojën e tigrit, nga ana tjetër e një xhami, një numër njerëzish kishin mundësinë të tërhiqnin bishën.

Fëmijë, gra dhe të moshuar u përpoqën pa sukses, ndërsa tigri mundi edhe disa “trima” të tjerë, djem të rinj muskulozë që vendosën baste për suksesin e tyre ndaj kafshës.

Në kopshtin zoologjik përflitet se së shpejt mund të ketë edhe një sfidë ndaj elefantit, ndërsa është ende e pasigurt nëse do të ketë një mundje të vërtetë dore me tigrin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA