Luleshtrydhe blu… sipas studimit, ngjyrat janë subjektive

01/07/2012 10:20

Një kërkim i ri shkencor tregoi se jo të gjithë njerëzit shohin të njëjtën ngjyrë tek i njëjti objekt.

Edhe pse ekziston një konsensus i përgjithshëm se e kuqja është ajo ngjyrë që shohim tek gjaku, luleshtrydhet apo planeti Mars, disa njerëz e përceptojnë të kuqen ashtu siç disa njerëz shohin blunë.

Përfundimi erdhi pas një eksperimenti me majmunët, që sugjeroi se ndonëse objektet kanë një ngjyrë të përcaktuar, mënyra se si disa njerëz i shikojnë ndryshon nga përceptimi i zakonshëm.

Studimi u bë tek disa majmunë, të cilvëve iu injektua në sy një virus që i lejonte të shihnin ngjyrën e kuqe për herë të parë.

Majmunët nuk arrijnë ta dallojnë këtë ngjyrë normalisht, por pas modifikimit, rezultatet e testimeve treguan se ishin në gjendje të shquanin të kuqen, ndonëse truri i tyre nuk eshte i programuar për këtë.

Një rezultat i tillë, konfirmoi se përceptimi i ngjyrave nuk është i lidhur direkt me funksionet e trurit dhe ai mund të jetë i ndryshëm, siç dëshmoi një grup njerëzish të marrë në studim më parë, të cilët e shihnin luleshtydhen me ngjyrë blu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA