Tumor 15 kg në fëmijën 2-vjeçar

30/06/2012 17:20

Për kirurgët meksikanë bëhet fjalë për masën tumoriale më të madhe të hequr ndonjëherë nga trupi i një pacienti të tyre.

Bëhet fjalë për rastin e një 2-vjeçari në qytetin e Meksikos. Në trupin e vogëlushit, që nga lindja e tij shtimi i pakontrolluar i qelizave të trupit (masa tumoriale) ishte shndërruar në një shqetësim për familjarët.

Pak pasi mbushi 2 vite, mjekët pranuan të ndërmerrenin një operacion kirurgjik për heqjen e masës tumoriale e cila peshonte plot 15 kilogramë, më shumë se sa vetë pasha e trupit të vogëlushit.

Operacioni përfundoi me sukses dhe vogëlushi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore duke u rikupëruar plotësisht.

Prindërit e kishin çuar disa herë për tek mjekët për problemin në fjalë, por këta të fundit kishin shtyrë operacionin për disa muaj për shkak të moshës së vogël, çka rrezikonte që gjatë operacionit pacienti i tyre të pësonte komplikacione.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA