Nëse në kohët më të lashta njerëzimi përdorte ushqimin për të jetuar, me zhvillimin e tij, sot e ka shndërruar atë edhe në kënaqësi.
Nga fantazitë e amvisave në shtëpi, tek shefat me yje. Në cdo cep të botës specialitete nga më të ndryshmet për të gjitha shijet, duke e bërë kështu gatimin, një art më vete.
Mes të tjerash kuzhina italiane, spanjolle, franceze, meksikane, kineze e japoneze, një mori specialitetesh që kënaqin shqisat: jo vetëm shijen dhe nuhatjen, por edhe shikimin. Po merr cdo ditë e më shumë rëndësi gatimi edhe në Shqiperi.
Këtë e tregojnë restorantet e shumta të gjinive të ndryshme. Konfirmimi më i fundit i rëndësisë së ushqimit në vendin tonë është edhe ardhja në Tiranë e një prej tre shefave të kuzhinës franceze më të njohur në botë: Sebastian Grave.
Thuhet se një vakt i mirë rregullon humorin. Mjafton zgjedhja e duhur dhe “Bon appetit!”
Top Channel