Dita e shtunë do të zgjasë një sekondë më shumë, paralajmëruan ekspertët e astronomisë.
Në datën 30 qershor, dita do të jetë një “grimcë” më e gjatë, për të kompensuar lëvizjet e Tokës rreth vetes.
Planeti ka nevojë për pak më shumë se 86 400 sekonda për të kryer një rrotullim 360 gradë rreth vetes, por rrotullimi në aksin e Tokës, ndikohet edhe nga tërheqja gravitacionale me Diellin apo Hënën.
Për të korrektuar këtë ndryshim të padukshëm me sy, rrotullimi i ri është vendosur që të zgjasë 86 401 sekonda.
Për ta shpjeguar më qartë, ashtu si rrotullimi i Tokës rreth Diellit që zgjat pak më shumë se 365 ditë, edhe ai i Tokës rreth vetes zgjat pak më shumë se 24 orë dhe kjo korrigjohet me ditën e shtuar një herë në katër vjet në shkurt apo me shtimin e një sekonde një herë në disa kohë, siç do të ndodhë të shtunën.
”Sot, koncepti i kohës është i përcaktuar dhe i matur me orë atomike, që bëjnë të mundur që kushdo në planet të jetë ekzaktësisht në të njëjtin orar”, deklaroi Noel Dimarcq, drejtori i sistemit “Syrte”, në Observatorin Qiellor të Parisit.
Top Channel