Gjëja e parë që femrat (të martuara dhe beqare) shohin tek një mashkull janë duart. Sigurisht, i vëzhgojnë nëse janë të kuruara, gjatësinë e gishtave, por edhe nëse gishti i unazës është i lirë apo i zënë.
Unaza e martesës në duar frenon femrat beqare t’u afrohen meshkujve të martuar, por shpesh ndodh që këta të fundit të heqin unazën nga gishti e ta “flakin” atë në xhep.
Meshkujt ndoshta janë më të prirur të tradhëtojnë bashkëshorten e tyre e të “mashtrojnë” femrat e tjera me fshehjen e unazës së martesës në xhep. Për të ndalur këtë ka menduar agjencia e prodhimit të unazave martesore TheCheeky.
Unaza e hedhur në treg nga ajo, në pjesën e brendshme të saj ka të shkruajtur me kokë pushtë “Married” (i martuar). Mjafton ta mbash unazën në gisht për pak kohë dhe shkrimi “I martuar” mbetet e ngjitur në lëkurën e gishtit dhe heqja e unazës e futja e saj në xhep “nuk pi më ujë”.
Top Channel