Policia suedeze ka nxjerrë një njoftim shumë të rrallë për publikun duke kërkuar informacion për një arush-pellushi që i ka humbur një vajze të vogël.
Në faqen e Facebook-ut të policisë së Stokholmit është postuar fotoja e një arushi për të ndihmuar vogëlushen në gjetjen sa më parë të mikut të saj.
Edhe mamaja e vajzës ka ngjitur në të gjithë ishullin Kungsholmen foto të lodrës.
Polici që ka postuar foton ka shkruar në përshkrim: “Së bashku, duke mbajtur sytë hapur, mund të bëjmë të mundur që vogëlushja të bashkohet me mikun e saj. Nëse e gjeni arushin ju lutemi ta dorëzoni në komisariatin më të afërt.”
Nëna e vajzës deklaroi për ‘Nyheter24 News’: “Ai arush është shumë i rëndësishëm për vajzën time. Nuk fle dot natën pa të dhe nis e kërkon sapo zbardh dita.”
Fotoja e postuar në Facebook nga policia suedeze ka marrë 800 pëlqime, por shumë nga komentet e “ftonin” policinë të merrej me gjëra më të rëndësishme.
Top Channel