Rama-Leskaj,marrëveshje për hetimin e dosjeve

28/06/2012 00:00

Pas një marrëveshjeje bashkepunimi të firmosur në maj 2005 nga dy
paraardhesit e tyre, mes dy institucioneve që kanë qenë shpesh me
njëra-tjetrën mes akuzave dhe kundërakuzave, për fatin që kishin dosjet e
depozituara nga KLSH-ja në Prokurori, prokurorja e Pergjithshme Ina
Rama dhe kreu i KLSH-së Bujar Leskaj jane ulur në të njejten tryeze
pikerisht per te hedhur firmen ne një marrëveshje te dyte
institucionale.

Memorandumi mes dy titullareve synon pikerisht kete gje, të kaperceje të gjitha vakumet nga marrëveshja e pare, ne menyre qe kallëzimet e KLSH-së për tenderat apo edhe shkelje te tjera te dyshuara nga punonjes institucionesh, te mos pushohen per mungese provash, ose të mos dështojnë në gjykatë.

Mes ndryshimeve në këto marrëveshje, ku nga ana e saj KLSH-ja eshte ankuar shpesh se nuk dergoheshin ne gjykate te gjitha kallëzimet e saj dhe Prokuroria e Përgjithshme se dosjet ishin pa provat e duhura, eshte edhe ngritja e nje grupi per t’u konsultuar mes paleve se çfare perben veper penale qe mund te hetohet dhe cfare jo.

“Nuk ka patur një debat në lidhje me raportet, por ka patur debat me prezantimin si dëshmitarë të inspektorëve të KLSH në proceset penale. Kjo ka qenë tema e diskutueshme, por ne mendojmë se edhe marrëveshja ka dhënë një lloj drejtimi për këtë situatë. Raportet e KLSH-së janë akte që vlejnë për hetimin, ato duhet të pasurohen me akte të tjera në funksion të provueshmërisë së veprës penale, që duhet të kenë specifikën e tyre. Patjetër raportet e KLSH-së, madje janë ato aktet që iniciojnë procedimin penal”, tha Rama.

“Treguesit e parë janë pozitivë. Në këto momente që ne po flasin KLSH ka kryer disa kallëzime më tepër se sa kallëzime të kryera në vitin 2010-2011 të marra së bashku dhe ndoshta në fund të vitit, këtë problem e kam diskutuar gjerësisht edhe me Prokuroren e Përgjithshme, ne do të arrijmë një numër kallëzimesh sa tre vite së bashku. Këto kallëzime nuk kanë për qëllim numrin, por të tregojmë se sa paralelisht po punohet të rrisin cilësinë e kallëzimeve tona”, tha Leskaj.

Pas nenshkrimit te marrveshjes dy titullaret se bashku me stafin e tyre vijuan takimin me dyer te mbyllura ne nje tjeter zyre te Prokurorise se Pergjithshme.

Top Channel