Në fundjavë, i nxehtë afrikan

28/06/2012 00:00

Ditët e fundit të qershorit do të jenë të nxehta pasi në mbarë vendin do
të regjistrohen temperatura të larta  mbi 38 gradë celsius.

Meteorologët e Shërbimit Ushtarak parashikojnë që në fundjavë, duke nisur nga dita e premte, në territorin shqiptar do të rikthehen masat ajrore të nxehta afrikane të cilat do të sjellin mot të kthjellët dhe temperatura gradualisht ne rritje.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, edhe java e pare e muajit korrik nuk parshikohet te kete ndryshime te ndjeshme.

Masat e nxheta afrikane do te perfshijne te gjithe rajonin duke mbajtur mot te nxehte dhe me temperatura te cilat do te kalojne vlerat mbi  38 grade celcius. Qytetet me te nxehta do te jene Tirana, Shkodra, Lezha,  Elbasani, Berati ,Gjirokastra.

Top Channel