A do të ishe ndryshe po të ishe rritur në një vend tjetër? Çfarë thotë shkenca?
Rregullatorët shëndetësore në SHBA kanë miratuar një pilulë për humbjen në peshë për herë të parë në 13 vjet.
Pilua e quajtur Belviq, e prodhuar nga Arena Pharmaceutical, mund të përdoret nga personat obezë apo me mbipeshë dhjamore.
Ilaci ka arritur rezultate modeste në studimet paraprake klinike, duke ndihmuar njerëzit të humbin mesatarisht rreth 5% të peshës së tyre trupore.
Belviq është projektuar për të bllokuar sinjalet e oreksit në tru, duke i bërë pacientët të ndjehen më pak të uritur me një sasi më të vogël ushqimi.
Belviq u refuzua në vitin 2010 për shkak të shqetësimeve mbi tumoret që zhvilloheshin gjatë testeve mbi kafshët me mediakamentin.
Pasi kompania Arena, me bazë në San Diego, përmirësoi prodhimin e medikamentit arriti të merrte aprovimim e US Food and Drug Administration (FDA) e cila gjeti pak rrezik mbi zhvillimin e tumorit tek njerëzit që përdornin pilulën.
Medikamenti pritet të hidhet në treg në vitin 2013.
Top Channel