Butrinti, më pak turistë

27/06/2012 00:00

Parku Kombëtar i Butrintit destinacioni kryesor turistik i vizitueshëm
për çdo turist që hyn në Shqipëri nga porti i Sarandës duket se ka një
rënie të numrit të vizitorëve këtë vit.

Të dhënat nga porti i Sarandës flasin për një rënie të hyrjeve të turistëve të huaj të organizuar në grupe me të paktën 20 per qind krahasimisht me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këtë vit ka më pak turistë grekë për shkak të krizës në këtë vend.

Por edhe numri i turistëve shqiptarë kryesisht grupet e organizuara nga shkollat brenda Shqipërise ,tipike kjo për qershorin, pothuajse kanë munguar menjëherë pas aksidentit të Himarës. Tregëtarët e suvenirëve në brendësi të parkut thonë se turistët këtë vit janë zëvendësuar nga të ardhur të nacionaliteteve të tjera ndërsa flasin për ditë me numër të madh vizitorësh dhe ditë të tjera gjatë javës pothuajse fare pa vizitorë.

Gjatë kësaj verë Parku arkeologjik solli në dritë shumë objekte të reja fryt i një ekspedite multinacionale dymujore. Ndërkaq gërmimet që pritet të nisin së shpejti në fushën e Vrinës pjesë e territorit të Parkut do të tërheqin interesin e vizitorëve të turizmit kulturor dhe historik.

Top Channel