“Vepro tani” ndaj padrejtësisë

26/06/2012 00:00

Pak dite pas lancimit të fushatës “Vepro Tani” nga ambasadori i Shteteve
të Bashkuara të Amerikës, zoti Aleksandër Arvizu, dy organizata,
lëvizja Shqiperia e Re dhe Alternativa Civile, shpallën fillimin e një
serie debatesh dhe veprimesh publike, që lidhen me funksionimin e
drejtësisë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Tryeza e pare, iu dedikua sjelljes se policise ne mjediset e shoqerimit dhe paraburgimit. Duke iu referuar raporteve te organizatave nderkombetare per te drejtat e njeriut, raporteve te Departamentit Amerikan te Shtetit dhe instituicioneve europiane ne tryeze u be nje pasqyre e situates se te drejtave te njeriut, duke nxjerre ne pah aktet e dhunes qe jane ushtruar ne dhomat e paraburgimit.

Aktivistja e te drejtave te njeriut Kozara Kati propozi qe shoqeria civile shqiptare te prodhoje vete raporte vezhguese per te drejtat e njeriut, pa qene e nevojshme qe te vertetat te marrin vemendje kur ato permenden nga raportet nderkombetare.

Ne kuader te fushates ‘Vepro Tani’, nen moton “Jo padrejtesise ne drejtesi”, drejtuesi i Alternatives Civile, Mentor Kikia, kerkoi qe cdo kush te perdore te gjithe mjetet e mundshme te informimit, duke marre ne konsiderate vecanerisht rrjetet sociale, per te denoncuar cdo element te shkeljes se te drejtave te njeriut. “Vepro Tani,- tha kreu i Alternatives Civile,- do te thote te mos heshtesh per asgje dhe para asgjeje”.
 

Top Channel