Plazhi i Spillesë në Kavajë është një ndër ato zona turistike që futet në rrëzën e grykëderdhjes së lumit Shkumbin, i cili bashkë me ujin shkarkon në det edhe tonelata me mbeturina që i hedhin banorët përgjatë rrjedhes së tij.

Për pasojë, në mënyrë sistemiatike edhe deti ka rikthyer në breg një pjesë të këtyre mbeturinave. Aktivistet e korpusit të vullnetarëve janë rikthyer pas një viti në këtë plash.
                  
Drejtues të pushtetit vendor në këtë zonë thonë se kanë investuar duke vendosur kosha përgjatë gjithë bregut dhe kjo ka ndikuar në përmirësimin e situatës mjedisore ndërkohë që në mënyrë sistematike kanë pastruar. Por mbeturinat që sjell deti dhe mungesa e edukatës së qytetarëve vazhdojnë të prodhojnë ndotje.
             
I gjendur në Shqipëri për praktikë, një student britanik ka vendosur ta kalojë pikërisht në këtë mënyrë ditën e tij të pushimit.

“Mendoj se situata është e keqe. Natyra dhe mjedisi janë shumë të bukura, por kudo ka shumë ndotje. Nuk mund të fajësosh Shqipërinë si një të tërë për këtë, por njerezit duhet të ndryshojnë mentalitet dhe kjo është shumë e nevojshme. Ata duhet t’i marrin mbeturinat me vehte dhe jo t’i lënë në plazhe. Merrni një qese plastike dhe vendosini aty mbeturinat, merrini me vete për t’i hedhur në vendin ku duhet”, thotë Robert Styles, student.
 
Dhe pikerisht për t’u kërkuar qytetarëve që të mos i lënë mbeturinat në plazhe, që të mbajnë pastër mjedisin kudo ku jetojnë e punojnë, një grup vullnetarësh i’u drejtuan atyre në cdo cadër duke u dorëzuar fletëpalosje edukative dhe qese plastike për të hedhur mbeturinat.

Top Channel