Zjarri përfshin punishten e drurit, një i plagosur

23/06/2012 00:00

Pavarësisht temperaturave të larta dhe rrezikut të madh që sjellin ato
për rënien e zjarreve, asnjë prej tre zjarreve të rëna në zona të
ndryshme në kryeqytet nuk ka ndodhur për shkak të të nxehtit.

Rënia e parë e zjarrit është njoftuar në sallën operative rreth ores 10 paradite. Flaket perfshine një punishte të perpunimit te drurit prane Porcelanit në Kinostudio. Rënia e zjarrit, sipas punonjesve te Forcave Zjarrfikse, u konsiderua e vështire per t’u vene nen kontroll pasi kishte prani te larte lendesh drusore. Gjate operacionit per shuarjen e flakeve mbeti i plagosur edhe nje nga forcat zjarrfikse te Ministrise se Mbrojtjes. Ndersa tre persona kerkuan ndihme mjekesore per shkak te asfiksise nga tymi.

Jozyrtarisht pjesetare te grupit qe po heton shkaqet e renies se zjarrit pohuan se vatra e flakeve eshte shkaktuar nga shperthimi per shkak te ndonje shkendije elektrike te nje elektro-motorri qe perdorej gjate procesit te punes ne fabrike, ndersa si pasoje e zjarr renies fabrika u demtua komplet.

Pak minuta pas ketij zjarri nje tjeter vater flakesh u njoftua ne rrugen “Riza Cerova” ne kryeqytet. Nje banese e vjeter, njekateshe u pershi ne flake zjarri, nderkohe qe forcat zjarrefikse dyshojne se zjarrenia mund te jete e qellimshme per te hapur vend ndertimi. Kjo eshte hera e dyte qe e njejta godine digjet. Megjithate forcat zjarrfikse jane perpjekur te angazhohen per venien nen kontroll te flakeve, paveresisht se gjate ketij operacioni, nje avari ne pompen e automjetit zjarrefikes i ka detyruar punonjesit te gjejne nje zgjidhje me praktike sic eshte mbushja e kovave me uje.

Zjarri i trete ka rene ne afersi te Poligrafikut, ne nje objekt qe njihet ne zone si ish-pularia, e pershtatur aktualisht ne nje magazine. Edhe ketu dyshohet qe vatra e flakeve eshte shkaktuar nga nje transformator.

Top Channel