Limaj, qytetar nderi në Vlorë

21/06/2012 00:00

Këshilli bashkiak i qytetit të Vlorës ka vlerësuar me titullin Qytetar
Nderi, zotin Fatmir Limaj, per kontributin e tij ne lirine e Kosoves.

Kjo inisiative e paraqitur nga kryebashkiaku Shpetim Gjika ne 12 qershor te ketij viti, eshte bere edhe ne perkujtim te 12 Qershorit te vitit 1999 njihet ne historine bashkekohore si Dita e Lirise se Kosoves, ose Dita e Paqes, e lidhur me hyrjen e trupave te NATO-s.

Pikerisht ne kete date te shenuar per popullin e Kosoves, ne 12 Qershor 2012, Fatmir Limaj do te shkruante ne rrjetet sociale “Ne kete jete jam betuar se do te jem armik i çdo lloj tiranie qe i shfaqet vendit tim. Urime dita e lirise!”, duke deshmuar atdhedashurine dhe patriotizmin e tij per idealet e shtrenjta te lirise dhe pavaresise se popullit te vet.

Ne motivacionin e ketij titulli thuhet se zoti Fatmir Limaj shpallet qytetar nderi i Vlores, si figure – simbol i perpjekjeve te popullit te Kosoves per pavaresi, simbol i heroizmit, shpirtit te lire, demokratik e intelektual te popullit kosovar dhe nje faktor i rendesishem ne zhvillimet politike e diplomatike per finalizimin e statusit te Kosoves me shpalljen e Pavaresise dhe njohjen nderkombetare te saj.

Top Channel