Topalli takon zyrtarin e lartë britanik

20/06/2012 17:05

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u takua sot me drejtorin për Zgjerimin e Bashkimit Europian dhe Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme britanike, Ouen Xhenkins.

Zonja Topalli e njohu zyrtarin e lartë britanik me proçesin e zgjedhjes në Kuvend të presidentit të Republikës brenda kornizës, afateve, frymës dhe gërmës së Kushtetutës.

Kryetarja e Kuvendit u ndal në mënyrë të veçantë në punën e Kuvendit të Shqipërisë për përmbylljen e plotë të reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODHIR, si dhe përfundimin e reformës parlamentare.

Gjatë bisedës me zyrtarin e lartë britanik, i cili është takuar këto me faktorët më të rëndësishëm shtetëror dhe politikë në vend. Zonja Topalli u shpreh se:

“Kur ka përfunduar më shumë se 90% e punës, bllokimi i tyre dëmton vendin, por edhe vetë opozitën”, të cilën ajo e bëri përgjegjëse për situatën e krijuar.

Top Channel