Presidenti, Rama: U zvogëluan shanset për statusin

20/06/2012 00:00

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka pohuar se për Brukselin,
zgjedhja e presidentit të ri të vendit, zvogëloi shanset e Shqipërisë
për marrjen e statusit në BE.

Duke komentuar në rrjetin social “Twitter”, Rama ka premtuar se PS-ja do të bëjë çdo përpjekje për reformat, duke nisur nga Reforma Zgjedhore.

“Drejt Tiranës pas takimesh në Bruksel me kryeministrin belg, me Presidentin e Parlamentit Europian dhe në Drejtorinë e Zgjerimit të KE. Mesazhi i njëjtë dhe i qartë. Me zgjedhjen e njëanshme të Presidentit u humb një shans për ta rritur mundësinë e marrjes së statusit në BE. PS do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje edhe pse mundësia për statusin u zvogëlua dramatikisht. Reforma Zgjedhore domosdoshmëri për më tej”, shkruan Rama në Twitter.

Top Channel