Ndërsa situata politike këto dite duket e qetë në sipërfaqe, pas
kuintave kjo verë parashikohet të jetë e nxehtë jo vetëm sa i takon
temperaturave.

Sinjalet e para vijne nga dy parti te vogla, ose me sakte drejtuesit e tyre, te cilet kane nisur kontaktet e para formale. Per rreth nje ore Kreshnik Spahiu, lideri i Aleances Kuq e Zi dhe Presidenti i PDIU-së, Tahir Muhedini kane zhvilluar nje takim ne ‘Hotel Rogner’, ku te dy politikanet kane vijuar biseden edhe per disa minuta te tjera.

Te dy partite njihen per nuancat e tyre nacionaliste, ndonese PDIU-ja eshte ne koalicion me Partine Demokratike dhe Aleanca Kuq e Zi kritike e mazhorances. Por takimi, me sa duket ka sherbyer per te thyer disi akullin dhe ndoshta per te hedhur urat e ndonje bashkepunimi politik ne te ardhmen e afert.

Nje marreveshje mes Aleances Kuq e Zi dhe PDIU, apo drejtuesve te kesaj te fundit mund te forcoje jo pak koalicionin e mundshem te tyre dhe mund te rrise mundesite per sa me shume vota ne disa zona te caktuara zgjedhore ne zgjedhjet e ardhshme te 2013. Vete Kreshnik Spahiu dha te kuptohet se kontaktet dhe takimet do te vazhdojne edhe ne ate ardhmen, pa dhene komente apo sqarime te tjera.

Top Channel