Letërsia, mbi 100 nxënës dyshohen për kopjacë

19/06/2012 00:00

Notat e provimit të letërsisë u publikuan dy ditë më parë në sajtin e
Ministrisë së Arsimit, ndërsa tw hwnwn u listuan në të gjitha shkollat e
mesme. E ndërsa të rinjtë identifikuan veten nëpërmjet kodit respektiv,
ka edhe nga ata që nuk e gjejnë “emrin” në lista.

Kjo, sipas drejtorit të arsimit të mesëm në Ministrinë e Arsimit, Ndriçim Mehmeti, për shkak se këta nxënës bëjnë pjesë në listën e kopjacëve. Kështu, kandidatët për student që tentuan të kopjojnë apo të bëjnë shënime në tezë, duke cenuar pikat e rregullores së procesit, do të presin më shumë se një javë për të mësuar nëse e kanë kaluar testin apo jo.

Mehmeti bën me dije se numri i tyre nuk është i vogël. “Zyrtarisht numërohen mbi 100 maturantë, të cilët nuk janë njohur ende me rezultatet e provimit të parë të detyruar të maturës, letërsisë. Për këta nxënës, të cilët nuk kanë respektuar rregulloren e maturës, do të ndiqet një tjetër procedurë.

MASH do të ngrejë një komision të posaçëm, i cili do të përbëhet nga ekspertë të Ministrisë së Arsimit dhe administratorë të procesit të maturës. Ata do të lexojnë fletë për fletë tezat, me qëllim që të marrin vendime për secilën prej tyre”, sqaroi drejtori i arsimit të mesëm në MASH. Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se disa prej maturantëve janë kapur me kopje gjatë zhvillimit të testimit, të cilët me urdhër të administratorëve janë larguar nga provimi, ndërsa shumë të tjerë kanë bërë shënime të ndryshme komprometuese.

Top Channel