Kreu i trupit gjykes ne procesin ndaj te pandehurit Dritan Dajti,
Nertina Kosova eshte larguar nga gjykimi me kerkesen e te akuzuarit dhe u
zevendesua nga gjyqtari Fran Prendi.

Drejtimin e proçesit e ka marrë Idriz Mulkurti, por edhe pas ketyre ndryshimeve, procesi nuk vazhdoi me shqyrtimin. Shkak jane bere serish mungesa e avokateve mbrojtes.

Ne lidhje me kete ngerc, gjykata ka vendosur te caktoje tre avokate kryesisht, duke i detyruar ata qe te jene ne dispozicion qe nga seanca e radhes dhe njeri prej tyre te marre mbrojtjen ne rast se do te mungoje ata te perzgjedhur prej te akuzuarit. Kjo mase e ndermmare prej gjykates mund te jete nje zgjidhje me vazhdimin e procesit gjyqesor i zvarritur prej dhjetra seancash.

Top Channel