Dita e dhurimit të gjakut, rritet ndërgjegjësimi

13/06/2012 00:00

Një ditë para Ditës Ndërkombëtare të Dhurimit Vullnetar të Gjakut,
punonjes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera
shëndetësore kanë dhuruar gjak në ndihmë të atyre që kanë nevojë për
gjak.

Sipas ministrit te Shendetësisë, Petrit Vasili ka një përmirësim të ndërgjegjësimit të shqiptareve për të shpëtuar jetën e dikujt, duke dhuruar gjak, pasi aktualisht numerohen 8.7 persona, në 1 mijë vetë që dhurojnë gjak.

“Në Shqipëri rreth 85 përqinde gjakut sigurohet nga dhurues vullnetarë, duke kthyer tendencën ku vite më parë pothuajse kaq dhe më shumë ka qenë nga dhurues me pagesë. Kjo ka ndryshuar rrënjësisht jo vetëm cilësinë e gjakut, por edhe filofozinë”, tha Vasili.
 
Ndonëse ka nje rritje te ritmit te dhurimeve nevojat janë të mëdha, kryesisht në sezonin e verës, ku pervec atyre qe kane nevoja te perditshme per gjak,siç jane te semuret talasemike,shtohet edhe numri i aksidenteve. Nismes per te dhuruar gjak ne 14 qershor do t’i bashkangjiten edhe punonjes te institucioneve te tjera .

Top Channel