Skandali i naftës, jepen dënimet

12/06/2012 00:00

Vetëm një pafajësi dhe 12 fajtorë, ky është qëndrimi i Gjykatës Penale
të Tiranës për skandalin e naftës Vergine, ndërkohë që shumica e të
pandehurve u dënuan për deklarim të rremë para oficerëve të policisë
gjyqesore ndryshe nga akuza e prokurorise qe kerkoi denimin e tyre per
moskallëzim krimi.

Kështu per nente shoferet nen akuze per skandalin e naftes Vergine, gjykata dha denime te shlyera tashme me kohen e paraburgimit, qe duke zbritur uljen e nje te tretes se denimit per shkak te gjykimit te shkurtuar ata u denuan me nga tre muaj heqje lirie per deklarimin e rreme para organeve kompetente.

Ndryshe nga sa kishte kerkuar prokurorja Daniela Sulaj, per biznesmenin Iliaz Fisheku per te cilin ishte kerkuar kater vite burgim per akuzen e mashtrimit ne bashkepunim, gjykata e cilesoi ate fajtor per akuzen e moskallëzimit te krimit dhe e denoi ne perfundim te gjykimit nga nje vit e kater muaj heqje lirie, ne 10 muaj e 20 dite, kohe kjo qe sipas gjykates eshte kryer si denim me afatin e paraburgimit.

Ish-punonjesi i antikontrabandes Arjan Daci u kosniderua i pafajshem per akuzen e falsifikimit te dokumentave, ndersa ish-doganieri Edmond Ferraj u denua me nje vit e kater muaj heqje lirie. Gjykata hoqi sekuestron konservative ndaj kamioneve qe transportonin naften Vergine, duke ja kthyer subjekteve Fisheku SHPK dhe Martin SHPK. Tashme qe shumica e personave te kesaj u denuan fajtore per deklarim te rreme ose moskallëzim krimi, pritet qe barra per skandalin e naftes Vergine t’i rendoje pjeses tjeter të të akuzuarve ku ndodhet edhe biznesmeni Hajri Elezaj, i shpallur ne kerkim nga policia.

Top Channel