Tiranë, vidhen fustanet e nuseve

11/06/2012 20:50

Me afrimin e sezonit të dasmave, objekt i lakmueshëm nga vjedhësit janë bërë edhe fustanet e nuseve.

Një dyqan në Farkë të Vogël të Tiranës është vjedhur, por hajdutët e kanë ndihmuar policinë duke lënë gjurmë të rëndësishme në vendngjarje.

Ymer Picalli, pronar i dyqanit, tregon se ka denoncuar vjedhjen menjëhere sapo ka parë derën e hapur të dyqanit, ndërsa sipas tij hajdutët ishin treguar bujarë, sepse nuk i kishin marrë të gjithë fustanet e nuseve dhe nuk kishin prekur kostumet tradicionale popullore.

“I kishte zhveshur të gjitha manekinat por kishte lënë ca fustane, nuk i kishte marrë të gjithë”, tregon Piaclli.

Për policinë kjo konsiderohet një ndër vjedhjet më të rralla por edhe e vështirë për t’u zbardhur, edhe pse në dyqan janë gjetur një çakmak i përdorur nga hajduti dhe një shenjë gishtash në derë, çka tregon, sipas policisë, se hajduti është një amator në këtë fushë.

Top Channel