Cameron harron vajzën 8-vjeçare në pub

11/06/2012 00:00

Kryeministri britanik, David Cameron gabimisht ka harruar vajzën
8-vjeçare në pub. Tabloidi britanik, “Daily Mail” raporton se
kryeministri Cameron ditën e dielë kishte dalë për një drekë si dhe për
t’u argëtuar me miq të familjes në një pub dhe e kishte kuptuar se nuk e
kishte vajzën me vete vetëm pasi është kthyer në shtëpi.

Mesa duket, vogëlushja kishte shkuar në tualet në momentin që ata po ngriheshin për t’u larguar nga pub-i dhe mungesa e saj nuk është vënë re për momentin. Ndërsa kur janë larguar, dy bashkëshortët Cameron kanë udhëtuar të ndarë në dy makina, dhe kjo ka bërë që secili prej tyre të mendonte se vajza ishte me prindin tjetër.

Një burim pranë kryeministrit britanik pohon se Cameron u tmerrua kur kuptoi mungesën e vajzës dhe menjëherë u nis drejt pub-it, ku fatmirësisht e gjeti vogëlushen e tij të sigurt në duart e stafit të pub-it.

Cameron, i cili kishte dalë bashkë me tre fëmijët e tij dhe bashkëshorten për t’u argëtuar gjë që e bën shumë shpesh, e harroi vajzën e tij në pub-in ku ata më parë kishin qëndruar për rreth 15 minuta. Kjo ngjarje, sado aksidentale, ka marrë kritika të shumta nga mediat, të cilat e quajnë absurde se si kryeministri i Britanisë mund të harrojë një gjë kaq të rëndësishme, si fëmija i tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA