Rindizet pasioni midis Perry dhe Ackroyd

08/06/2012 12:40

Pasioni midis këngëtares Katy Perry dhe kitaristit të “The Machine”, Robert Ackroyd duket se është rindezur përsëri, pasi të dy u panë për të dytën mbrëmje radhazi në një darkë në Londër.

27-vjeçarja dhe kitaristi patën një flirt të shkurtër, të cilin u duk sikur e mbyllën në muajin maj, por tashmë besohet se janë rikthyer përsëri së bashku.

Megjithatë, ajo që dukej e çuditshme ishte çehrja e fytyrës së këngëtares, që nuk dukej aspak e entuziasmuar nga takimi, në të cilin u paraqit me një fytyrë të vrenjtur.

Ndienjat e vërteta të saj mundën të merreshin vesh vetëm disa orë më pas në rrjetin shoqëror “Twitter”, në të cilin Perry shkroi se ndodhej në Londër duke kaluar një ditë shumë të bukur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA