Me rastin e 85 vjetorit të lindjes së gjeniut të muzikës shqipe Cesk Zadeja, është nderuar jeta dhe vepra e kompozitorit shumë-dimensional, i cilësuar si lider shpirtëror i muzikës shqiptare.
Ndër shumë prej veprave muzikore në zhanre të ndryshme që autori krijoi, ai ka shkruar në vitin 56 edhe simfoninë e parë shqiptare. Artisti, njihet sidomos per kompozimin e nje pjese te madhe te muzikes se filmit Skenderbeu, ne bashkepunim me nje autor rus. Se fundmi eshte gjetur ne Moske, partitura origjinale e filmit, nje kopje e te ciles eshte sjelle ne Shqiperi, duke realizuar keshtu edhe nje enderr te vjeter te Zadese.
“Jemi përpjekur të nxjerrim cdo part të shkruar nga dora e tij. Ishte një inisiativë e Milkanit të punonte sërish me filmin dhe bë një nga shkuarjet e tij në Moskë ishte fat dhe mundësi të gjente partiturën dhe t’ja sillte familjes sepse është pjeës e saj, sic është pjeës e trashëgimisë kulturore shqiptare”, tha Alban Zadeja, Djali i Kompozitorit Cesk Zadeja.
Zadeja kishte nje edukim shume te pasur muzikor, te pervetesuar nga trashegimia shekullore europiane. Megjithate deri ne fund te jetes, per te mbeti prioritet forcimi i identitetit muzikor shqiptar.
“Cesku ishte shumë i rreptë me pozicionimin e një artisti në drejtim të vlerave kombëtare të vendit në të cilin kishte lindur, të tokës profumin e të cilës duhet të shprehte. Ai ka luftuar gjithmonë në cfarëdolloj periudhe edhe më të vështirat, për këtë indentitet kombëtar, që muzika duhet të flasë shqip”, tha Ermir Krantja, Dirigjent.
Mbremjen e dates 8 qershor, orkestra simfonike e Teatrit te Operas dhe Baletit, do te performoje ne sallen qendrore ne kujtim te profesor Cesk Zadese.
Top Channel