James Franco mbron Kristen Stewart

08/06/2012 17:30

James Franco ka vetëm fjalë të mira për aktoren Kristen Stewart. Aktori amerikan foli për protagonisten e ‘Twilight’ në një artikull për ‘Huffington Post’, ku i referohej filmit më të fundit në të cilin Stewart interrpeton Borëbardhën.

“Disa mund të thonë që fama e Kristen është çështje fati sepse rastësia bëri që të përzgjidhej për rolin e Belës në ‘Twilight’, por nuk mund të jetë gjithçka në dorën e fatit”, theksoi protagonisti i ‘127 Hours’.

“Para sagës që korri shumë sukses ajo ka punuar me regjisorë të mrekullueshëm si David Fincher dhe Sean Penn. Kristen është mbretëresha luftarake dhe e meriton kurorën, njësoj si tek filmi i ri i Borëbardhës”, shtoi Franco.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA