Gjirokastër, i vështire integrimi i të kthyerve

08/06/2012 00:00

Dhjetëra familje rezultojnë të kthyera nga emigracioni në komunën Picar
në Gjirokaster. Shume prej tyre thone se kriza greke i ka detyruar te
kthehen ne vendlindje, por pa shume mundesi punesimi dhe integrimi.

Kjo zone  popullohej dikur prej me shume se 1 mije banoresh ndersa pas viteve 90 ne qender te komunes jetojne vetem 100 persona. Lina Thana thote se sapo eshte kthyer nga emigracioni pas 15 vite pune ne shtetin grek dhe nuk sheh asnje mundesi punesimi ne zone.

Vete banoret e kesaj zone e kane vuajtur emigracionin e tejzgjatur qe reflektohet ne banesat e mbyllura, rruget e amortizuara dhe braktisjen e tokes. Nga ana tjeter emigracioni ka sjelle te ardhura.

Vetem gjate ketij viti ne kete zone jane kthyer me shume se 80 % e emigranteve. Shumica e tyre zgjedhin ferma blektorale dhe shume pak prej tyre i drejtohen qyteteve per ceshtje te bizneseve prodhuese.

Top Channel